Politiciens et élections, Votez librement et participez à la démocratie, Votez pour le changement, Référendum en ligne
Nard Ndoka

Ndoka: PDK, parti e frymës dhe vizionit europian

Nard Ndoka 54%

PDK, parti e vlerave europiane dhe kristiane
PDK, kontribut për reformat dhe marrjnen e ftesës për në NATO
PDK, partneritet dhe besim aktiv me elektoratin e djathtë
PDK, poli i ri i politikës së djathtë
PDK, shtëpia e përbashkët e të gjithë demokristianëve



Fjala e kryetarit të PDK-së, z. Nard Nodka në festën e 17 vjetrorit të partisë

11 dhjetori është ditëlindja e pluralizmit politik, por për ne demokstianët shqiptarë, kjo datë simbolizon gëzim të dyfishtë. Shumë prej nesh, studentë dhe pedagogë, punëtorë dhe ish-të përndjekur politikë morën pjesë në protesta studentore që sollën demokracinë dhe sistemin shumëpartiak.

Njëherësh këta themelues të pluralizmit u ribashkuan për të sjellë në skenën politike një parti të re, Partinë Demokristiane, si parti e vlerave të traditës, parti e frymës dhe aspiratës evropiane, si një parti që ka një simbolikë dhe rëndësi të vecantë për vetë shoqërinë dhe sistemin politik në vendin tonë.

PDK sot feston 17 vjetorin. 17 vjet janë pak për një lëvizje historike dhe evropiane që nis me Fishtën e madh dhe vijon me Prenushin dhe i mbijeton diktaturës komuniste me At Zef Pllumin. Por për jetën e një partie që lindi aty ku demokracia dhe sidomos demokracia kristiane ishte shpallë armike e dënuar me vdekje, 17 vjet janë të mjaftueshëm për të krijuar një identitet politik, një bilanc arritjesh dhe nje optike te qarte per te ardhmen

Ne u jemi mirënjohës përjetë atyre burrave të ndershëm dhe idealistë që më 1991 gjetën forcën dhe kurajën për tu mbledhur dhe firmosur aktin politik të krijimit të PDK-së. Ne u jemi gjithashtu mirënjohës të gjithë atyre mijëra anëtarëve dhe mbështetësve demokristianë, të cilët besuan në vlerat kristiane dhe punuan pa u lodhur për pasqyrimin e tyre në shoqërinë shqiptare, pavarësisht çmimit të lartë të hakmarrjeve politike që paguan në këto vite.

PDK sot është një parti me një grup parlamentar solid, me miq e mbështetës të shumtë në parlamentin evropian dhe partitë simotra në Gjermani, Austri e Itali, por edhe një parti që ka dhënë prova të shndërrimit në frontin e fundit të mbijetesës antikomuniste dhe të djathtë në Shqipëri.


Sot e djathta shqiptare nuk ka një identitet të qartë. Nevoja për pushtet dhe privilegje pushteti ka dëmtuar rëndë identitetin e disa partive të dala nga e djathta dhe për pasojë, fatkeqësisht koalicioni i sotëm qeverisës, ka braktisur përfundimisht të djathtën dhe misionin e saj.

Paz zgjedhjeve vendore te shkurtit 2007, PDK u bë pjesë e koalicionit qeveritar jo për interesa postesh, por për të dhënë kontributin e saj modest në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe të qeverisjes.

Prania e PDK-se ne qeverisje, dhe angazhimi yne korrekt dhe ne perputhje me programin tone politik per te perfaqesuar realisht interesat e elektoratit te djathte qe na votoi, ish- te denuarit politike, ish pronaret dhe te gjithe qytetaret e tjere qe besojne te vlerat kristiane dhe europiane, krijuan shqetesim, xhelozi dhe nje reagim nervoz te qarqeve dhe klaneve politike brenda koalicionit te djathte, te cilet pushtetin e fituar me voten e qytetareve e shikojne vetem si mjet sundimi dhe pasurimi.

Për ne politika është një mision, një detyrim ndaj qytetarëve që na mbështesin dhe na besojnë. Ne kemi deklaruar e deklarojmë se jemi krenarë që dhamë ndihmën tonë në përparimin e Shqipërisë, ne zgjidhjen e disa krizave qe rrezikonin stabilitetin politik te vendit si dhe në reformat që çuan në marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO .

Gjithashtu ne jemi krenarë që sot jemi e vetmja parti politike me partneritet dhe besim aktiv tek ish të përndjekurit politikë dhe shumë prej atyre individëve dhe grupeve qytetare që 18 vjet më parë vunë jetën e tyre në rrezik për rrëzimin e diktaturës dhe fitoren e demokracisë.

Sot është dita për të deklaruar edhe njëherë publikisht se PDK ka qenë, është e do të mbetet një forcë e qëndrës së djathtë. Ne jemi të vendosur që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të krijojmë një Pol të ri politik të së djathtës, të aftë t’u ofroje shqiptareve nje alternative europiane moderne, ne sionkron me parimet dhe konceptet politike te se djathtes Europiane, çka perben nje zhvillim te ri politik, mjaft te rendesishem.


Është gjithashtu rasti të deklaroj se unë si kryetar i PDK jam i gatshëm të ftoj për bashkëpunim dhe bashkëjetesë idesh brenda programit dhe parimeve politike demokristiane, cdo individ e grup individësh që për arsye të ndryshme kanë gabuar dhe kanë zgjedhur kundërvënien politike ndaj PDK-së dhe siglës së saj politike.

Demokristianët e vertetë falin dhe dialogojnë për të mbrojtur parime që janë shumë herë më të rëndësishme sesa postet e përkohshme. Ne kurre nuk do te lekundemi nga parimi se Partia Demokristiane eshte shtepia e e perbashket e te gjithe demokristianeve.

fundi, dëshiroj të garantoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së, se ekipi drejtues i kësaj partie është i gatshëm dhe i vendosur të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura politike që garantojnë përfaqësimin dinjitoz të PDK-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe në qeverisjen e ardhshme të Shqipërisë.

Miq e të ftuar,

Edhe njëherë, në emër të gjithë demokristianëve shqiptarë ju falenderoj që na nderuat në përvjetorin tonë, dhe ju rishpreh konsideratën e vlerësimin se PDK do të mbetet edhe më tej një parti s. rioze, pro perëndimore, me mision të qartë politik për forcimin e shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri.

Gëzuar 17 vjetorin e PDK-së!
Zoti e bekoftë PDK-në dhe Shqipërinë!


benni -
Marquerno spam

ElectionsMeter n'assume aucune responsabilité pour le contenu des arguments. S'il vous plaît contactez l'utilisateur ou l'auteur des commentaires. Chaque argument sur ElectionsMeter doit contenir le nom de l'auteur et le référence à la source originale du texte. Les utilisateurs devraient être conscients de la loi sur la protection du droit d'auteur. S'il vous plaît lire policy du site.

Retour au sondage: > Albania > Politiciens > Nard Ndoka
 
load menu